Zyrtari i Lartë i Departamentit të Shtetit Amerikan Takime të Rëndësishme në Tiranë

Zyrtari i Lartë i Departamentit të Shtetit Amerikan Takime të Rëndësishme në Tiranë

Drejtori i Zyrës për Europën dhe Azinë i Byrosë së Çështjeve Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit të Departamentit të Shtetit, Mark Tervakoski, ka zhvilluar takime të rëndësishme me përfaqësues të lartë të qeverisë, krerët e drejtësisë dhe shoqërisë civile gjatë vizitës së tij në Tiranë. Ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë foto gjatë takimeve të Tervakoskit, ndër të cilat dhe takimin me Ministren e Brendshme, Albana Koçiu, Presidentin Bajram Begaj si dhe kreun e SPAK, Klodian Braho. “Shtetet e Bashkuara janë të përqendruara në ofrimin e aftësive, mjeteve dhe bashkëpunimit në Shqipëri dhe në rang global për partnerët që ndajnë angazhimin tonë për të luftuar kriminelët që dëmtojnë qytetarët e vendeve tona, kërcënojnë kufijtë tanë dhe cenojnë sigurinë tonë kombëtare”, është shprehur Ambasada. Duke shfaqur forcën e partneritetit në fushën e zbatimit të ligjit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, Drejtori i Zyrës për Europën dhe Azinë i Byrosë së Çështjeve Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit të Departamentit të Shtetit, Mark Tervakoski, u takua me përfaqësues të zbatimit të ligjit, drejtësisë, shoqërisë civile dhe misioneve ndërkombëtare në Shqipëri. Shtetet e Bashkuara janë të përqendruara në ofrimin e aftësive, mjeteve dhe bashkëpunimit në Shqipëri dhe në rang global për partnerët që ndajnë angazhimin tonë për të luftuar kriminelët që dëmtojnë qytetarët e vendeve tona, kërcënojnë kufijtë tanë dhe cenojnë sigurinë tonë kombëtare.