Ballina AKTUALITET ZYRTARE/ Dha dorëheqjen nga Burreli, Alert Alcani prezantohet tek ekipi i tij...

ZYRTARE/ Dha dorëheqjen nga Burreli, Alert Alcani prezantohet tek ekipi i tij i ri

0

Tashmë është zyrtare, Alert Alcani është trajneri i ri i Tërbunit.

Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi pukjan me anë të një komunikate në profilin e saj të rrjetit social “Facebook” ku njoftojnë se kanë firmosur një kontratë 1-vjeçare me skuadrën e Kategorisë së Parë.

43-vjeçari vjen pas mbylljes së bashkëpunimit me Burrelin për të qenë në krye të pankinës së Tërbunit.

Më parë Alcani ka qenë pjesë edhe si trajner i skuadrës së Kastriotit, Shënkollit dhe dy herë si zv.trajner i Tërbunit në sezonet 2015/2016 dhe në sezonin e kaluar 2021/2022.

Exit mobile version