Zëvendës kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Dominic Raab nuk e ka mohuar se ministrat shpresojnë të sigurojnë një marrëveshje për të dërguar emigrantët që kalojnë Kanalin me varka të vogla drejt Shqipërisë. Zëvendëskryeministri konfirmoi se qeveria po shqyrton idenë e një qendre përpunimi jashtë shtetit për emigrantët që udhëtojnë në Britani ilegalisht, por nuk pranoi të komentojë për vendndodhje specifike pasi Shqipëria u emërua si pritës i mundshëm. Raab tha se “përpunimi rajonal” ishte “ndoshta mënyra më e mirë” për t’u marrë me refugjatët. I pyetur nëse qendra e refugjatëve do të jetë Shqipëria dhe Ruanda, pasi janë përmendur në raportet e shtypit, zëvendëskryeministri tha:
Më lejoni të shmang të flas për vende individuale, por thjesht të them se bashkë me partnerët ndërkombëtarë kjo është diçka që ne po hetojmë sepse duam ta testojmë idenë dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta zgjidhur këtë problem.