45 ha pyje digjen në Bulqizë, autoritetet vijojnë luftën në terren
Zjarret në opyje nuk kanë kursyer as Bulqizën. Deri tani mësohet se sipërfaqja e prekur nga zjarret shkon në rreth 45 hektar. Zona më problematike sipas autoriteteve lokale atje është Golloborda me rreth 30 hektar. Vatra më e fundit aktive ndodhet në fshatin Zerqan ku specialistët e shërbimit pyjor e atij zjarrfikës të Bashkisë Bulqizë kanë nisur ndërhyrjen për ta fikur. Përgjegjësi i Inspektoriatit të Pyjeve pranë Bashkisë Bulqizë, Shaqir Izvira thotë se nuk dihet nëse zjarret janë të qëllimshme apo jo, pasi nuk po hetohet nga organe e policies.
Ndërsa prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu gjen me faj bashkitë të cilat sipas tij nuk kanë krijuar infrastrukturën e nevojshme për të ndërhyrë në të tilla raste.
Gjatë muajit Mars në të gjithë Qarkun Dibër janë shfaqur rreth 123 vatra zjarri.