
Vendi ynë kaloi një verë të vështirë sa i përket zjarreve në masivet pyjore. Si i gjithë vendi, edhe në Qarkun Dibër u shënuan dhejtra vatra zjarresh kryesisht në muajt Korrik e Gusht. Qindra hektarë pyje të dushqeve por edhe halore u përfshin nga flakët, ndërsa prania e tyre në të gjithë vendin vështirësoi punën e autoriteteve për ndërhyrjet nga ajri për t’i shuar sa më parë. Për inxhinjerin e pyjeve, Abdulla Diku, zjarret lënë pasoja të mëdha jo vetëm në dëmin ekonomik, por edhe në florën dhe faunën e vendit tonë. Sipas tij efektet janë edhe në erozione apo kosto shumë të larta për t’i rikuperuar këto pasuri natyrore dhe që duhet një kohë e gjatë, ndoshta një shekull. Sink… Abdulla Diku – Inxhinjer Pyjesh Nga ana tjetër, për inxhinjerin e pyjeve Abdulla Diku pasojë e djegies së madhe të ekonomive pyjore është edhe shkrirja e shërbimit pyjor 7 vite më parë. Sipas tij bashkitë nuk i kanë kapacitetet e nevojshme për përballimin e situatave të tilla. Por Diku shton se në vendin tonë, mungon një gjë themelore, vullnetarizmi qytetar. Ai shprehet se shumë pak vullnetar i bashkohen grupeve të fikjes së zjarreve, ndryshe nga çfarë ndodh në vendet e tjera