Ballina AKTUALITET Zjarret ‘mbërthejnë’ Veriun! Rrezikohet kurora e Pukës, në aksion 50 efektivë të...

Zjarret ‘mbërthejnë’ Veriun! Rrezikohet kurora e Pukës, në aksion 50 efektivë të FA dhe 20 zjarrfikës e punonjës pyjorë

0

Ministria e Mbrojtjes njoftoi dje se zjarri në Malin e Tërbunit në Pukë, vazhdon të jetë problematik.Mësohet se 50 efektivë të Forcave të Armatosura, 12 zjarrfikës, 8 punonjës të shërbimit pyjor dhe 20 vullnetarë po punojnë për mbajtjen në kontroll të situatës që të mos rrezikohet kurora e qytetit të Pukës.

Në fshatin Flet, në Fushë-Arrëz, situata është vënë në kontroll, ndërsa në  fshatin Dardhë situata paraqitet më problematike për  shkak të bimësisë së dendur. Ministria informoi dje se është riaktivizuar vatra e zjarrit ndërmjet fshatrave Drisht, Mazrek, Lundertune dhe Rragam në Njësinë Administrative Guri i Zi dhe Pobtribe, duke e kthyer këtë zonë me 3 vatra zjarri.

Bëhet e ditur se 25 trupa nga Forcave të Armatosura dhe 30 forca të tjera të pushtetit vendor kanë ndihmuar që situata në fshatin Patale në Lezhë të paraqitet e përmirësuar. Ndërsa në Mirditë, zjarri zhvillohet me intensitet të  ulët. Në vatrën e zjarrit në fshatin Thirrë, ka vijuar puna në terren nga 40 trupa të Forcave të Armatosura dhe 14 nga strukturat vendore.  Nga ajri po kryen ndërhyrje me helikopterin holandez.

Exit mobile version