Ballina AKTUALITET Zjarret e këtij viti në vendin tonë, Çako: Ende nuk ka një...

Zjarret e këtij viti në vendin tonë, Çako: Ende nuk ka një bilanc, pjesa më e madhe e tyre kanë qenë të qëllimshme

0

Edhe gjatë këtij viti vendi ynë u përball me një situatë të vështirë si pasojë e rënies së zjarreve në masivet pyjore. Kreu i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, tha se ende nuk ka një bilanc të saktë të dëmit të shkaktuar nga rënia e zjarreve gjatë vitit 2024, ndërsa shtoi se rastet kanë qenë problematike në të gjithë vendin. Çako tha se nga ana e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile po ju vjen në ndihmë strukturave vendore për të rritur gatishmërinë dhe efikasitetin në rastet e rënies së zjarreve qoftë me trajnime e qoftë me mjete logjistike.

  Nga ana tjetër, Çako u shpreh se rastet më të mëdha të zjarreve kanë qenë të qëllimshme dhe për këtë është kërkuar që autorët të vendosen para drejtësisë nga strukturat e policisë së shtetit.

Vendi ynë kaloi një verë të thatë dhe zjarret shkaktuan probleme në disa nga masivet pyjore me dushqe dhe pyje halore, me dëme të pallogaritshme ekonomike.

Exit mobile version