Ballina AKTUALITET Zjarre në Mat, Balgjaj vazhdon të digjet, në Macukull e Gurë të...

Zjarre në Mat, Balgjaj vazhdon të digjet, në Macukull e Gurë të Bardhë, ndërhyhet

0

Vatra e zjarrit në Malin e Balgjajt vijoi të ishte aktive edhe gjatë ditës së enjte. Flakët vijojnë të djegin bimësinë e këtij mali të shtrira në një sipërfaqe të konsiderueshme. Një ditë më parë punonjësit e shërbimit pyjor në Bashkinë Klos dhe ato të shërbimit zjarrfikës ndërhynë me mjete rrethanore e pompa uji shpine për të shuar flakët. Për shkak të terrenit të vështirë, ishte e pamundur që të shuhej e gjithë vatra. Specialistët kanë përdorur metodën e kundrazjarrit për të penguar përhapjen e mëtejshme të flakëve.
Shpresa e vetme për të mos patur dëme të mëtejshme në këtë ekonomi pyjore mbetet izolimi i vatrës nëpërmjet metodës së kundrazjarrit ose reshjet e shiut.
Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar gjatë ditës së sotme në ekonominë pyjore të Macukullit. Flakët kanë përfshirë pyjet me Ah në vendin e quajtur “Valca”. Për shuarjen e këtij zjarri janë angazhuar punonjësit e shërbimit Pyjor dhe ato të Shërbimit Zjarrfikës në Bashkinë Mat. për shkak të mungesës së rrugës, edhe në këtë vatër është ndërhyrë me pompa shpine uji e mjete rrethanore.
Rreth pasdites një tjetër vatër zjarri u aktivizua në masivin pyjor me pishë në afërsi të fshatit Gurë i Bardhë në Njësinë administrative Xibër, në Bashkinë e Klosit. Flakët nisën të përhapeshin me shpejtësi për shkak edhe të erës së fortë. Ndërhyrja në kohë e shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Klos, vatra u netrualizua brenda një kohe të shkurtër. Drejtori i Shërbimeve dhe Infrastrukturës në Bashkinë Klos, Jetmir Dedolli tha se zjarri mund të rrezikonte edhe banesa nëse nuk ndërhyhej shpejt.
Nga ana tjetër Dedolli ju bëri apel banorëve të tregojnë kujdes në këtë periudyhë dhe të mos shkaktojnë zjarre që mund të kenë edhe pasoja të rënda.

https://youtu.be/mckvsNaZMn4

Exit mobile version