Ballina AKTUALITET Zjarre në masivet pyjore në Lurë. Përfshihen nga flaket 10 hektarë pyje,...

Zjarre në masivet pyjore në Lurë. Përfshihen nga flaket 10 hektarë pyje, autoritetet vendore kërkojnë ndihmë nga ajri

0

Që nga dita e djeshme, kurora e Lurës afër liqeneve është përfshirë nga flakët.

Gazetari Enver Doçi raporton se punonjësit e bashkisë së Dibrës dhe banorë të zonës janë nisur për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit, por është e pamundur për ta izoluar, pasi flakët janë përhapur në përmasa të mëdha dhe terreni është shumë i vështirë. Kjo e bën të pamundur neutralizimin e flakëve.

Përfaqësues të pushtetit vendor kërkojnë ndihmë nga ajri, pasi flakët kanë marrë përmasa të mëdha edhe po ndihmohet nga era.
Mësohet se edhe forcat e ushtrisë janë nisur për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit.

Exit mobile version