Zjarr në Sarandë/ Shkaktohet nga një pemë që rrëzohet mbi linjën elektrike

Zjarr në Sarandë/ Shkaktohet nga një pemë që rrëzohet mbi linjën elektrike

Një zjarr ka përfshirë dje pasdite pyllin me pisha mes fshatrave Malçan, Grazhdan dhe Zminec në Finiq, pasi një pemë ra mbi kabllot e energjisë elektrike. Forcat zjarrfikëse po punojnë për fikjen e flakëve, me ndihmën edhe të ndërhyrjes ajrore, për të parandaluar përhapjen drejt zonave të banuara.