Zjarr në një banesë në bulqizë, shpëtohet në momentet e fundit i riu me AK

Zjarr në një banesë në bulqizë, shpëtohet në momentet e fundit i riu me AK

Një zjarr ka përfshirë një banesë në katin e parë të një pallati në lagjen e re të qytetit të Bulqizës ditën e sotme duke shkaktuar momente paniku mes banorëve.

Fillimisht mësohet se zjarri është pikasur tek komshinjtë të cilët kanë trokitur në derën e të riut që jetojnte në të.

Mësohet se në banesën e përfshirë nga flakët, jetonte një i ri me aftësi të kufizuara i cili për fat të mirë ka dalë nga banesa pa lëndime pasi është njoftuar nga kompshinjtë.

 Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe policia, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve dhe sigurimin e zonës.

Dëmet e shkaktuara nga flakët kanë qenë të mëdha pasi thuajse të gjitha orenditë shtëpijake kanë dalë jashtë përdorimit. Hysen Alliu tregon momentet e para të ngjarjes.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe përmasat e dëmeve materiale. Autoritetet pritet të kryejnë verifikimet për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet për shkëndijë elektrike.