Zjarr në malin e fshatit Ketë në Xibër, rrezikohet një nga zonat më të bukura me pemë halore Ahu
<span style="font-size:18.0pt;
line-height:115%;font-family:"Arial","sans-serif"">Për shkak të erës së fortë
flakët janë përhapur me shpejtësi duke bërë që zjarri të zgjerojë perimetrin. Vatra
e zjarrit ka prekur edhe një nga zonat më të bukura të fshatit Ketë e cila është
me pemë halore Ahu.
<span style="font-size:18.0pt;
line-height:115%;font-family:"Arial","sans-serif"">Banorët tregojnë se flakët
po përhapen me shpejtësi në të gjithë masivin pyjor duke bërë që të rritet
rreziku për një dëm ekonomik shumë të madh.
<span style="font-size:18.0pt;
line-height:115%;font-family:"Arial","sans-serif"">Nëse nuk do të ketë ndërhyrje
të shpejtë, zjarri rrezikon të përfshijë gjithë masivin pyjor me pemë ahu në
zonën e Xibrit, ndoshta një nga zonat më të paprekura dhe të ruajtura mirë në të
gjithë vendin tonë.
<span style="font-size:18.0pt;
line-height:115%;font-family:"Arial","sans-serif"">Ndërkohë, mësohet se drejt
vatrës së zjarrit është nisur shërbimi zjarrfikës i Klosit i cili do të asistojë
në anën e fshatit Ketë, ndërsa kërkohet ndërhyrje edhe nga Tirana në mënyrë që
të arrihet që vatra e zjarrit të vihet nën kontroll.