Zjarr masiv në Klos, qindra hektarë pyje e kullota të djegura, ndërhyrje nga ajri dhe toka për vënien nën kontroll të flakëve

Zjarr masiv në Klos, qindra hektarë pyje e kullota të djegura, ndërhyrje nga ajri dhe toka për vënien nën kontroll të flakëve

Me qindra hektar pyje me pisha, shkurre dhe kullota janë djegur si pasojë e aktivizimit e një vatre zjarri të madhe e cila u aktivizua të shtunën e kaluar sipër fshatit Planit të Bardhë të bashkisë Klos, duke përfshirë me shpejtësi të gjerë një masiv të madh të pishave dhe kullota të cilët shtrihen deri në Qafën e Buallit.

Për shkak të erës së fortë dhe temperaturave të larta, zjarrit u përhapën edhe në krahun e Bulqizës, duke iu afruar bizneseve dhe qytetit. Ndërkohë, në terren u angazhuan ekipet e zjarrfikëse të Dibrës, Klosit dhe Bulqizës, si dhe forca të Ministrisë së Mbrojtjes. Ata patën vështirësi në kontrollimin e zjarrit, kështu që u kërkua ndërhyrja nga ajri me helikopterë, të cilët ndihmuan në vënien nën kontroll të flakëve.

Forcat e armatosura dhe shërbimet zjarrfikëse kanë punuar gjatë gjithë natës dhe kanë vazhduar punën edhe në mëngjesin e sotëm për të fikur vatrat e zjarrit, të cilat ende janë aktive, edhe pse me përmasa të vogla.