Bulevardi i Peshkopisë i është nënshtruar një rehabilitimi pak vite më parë, ku është bërë shtrimi i tij me gurë dekorativ. Por sot gjendja e këtij bulevardi është e rëndë, pasi pllakat prej gudi nuki kanë rezistuar dot klimës së Dibrës e cila në stinën e dimrit është shumë e ashpër. Qytetarët dibranë shprehen se kjo ka ardhur si rezultat i cilësisë shumë të dobët të materialit të përdorur. Ata thonë se materiali i gurtë me të cilin është shtruar bulevardi është marrë në Berat, ndonëse në Dibër ka patur material më të mirë e rezistent. Por sipas qytetarëve, ashtu siç ndodh rëndomtë në vendin tonë, askush nuk mban përgjegjësi për miliona lekë që shkojnë dëm. Veç imazhit negativ që të ofron dëmtimi i shtresës së bulevardit, qytetarët thonë se është një rrezik sidomos për të moshuarit, prania e gropave. Bulevardi “Elez Isufi” në qytetin e Peshkopisë i është nënshtruar një rehabilitimi total për të përmirësuar cilësinë e tij, por siduket brenda një kohe të shkurtër, gjendja është si mos më keq.