Ballina KULTURE Zhvillohet nata e parë e “Odës dibrane”, Ansambli Mati performon sonte

Zhvillohet nata e parë e “Odës dibrane”, Ansambli Mati performon sonte

0

Ka startuar mbrëmë edicioni i 25 i festivalit mbarkombëtar Oda Dibrane. Grupet pjesmarrëse në natën e parë të këtij festivali mbushën sheshin e Dibrës së Madhe me paradën e kostumeve dhe më pas performuan për rreth 2 orë në skenën e pallatit të kulturës së këtij qyteti.

Ndërkohë në natën e dytë të këtij festivali do të jetë pjesmarrës edhe Ansambli ynë “Mati”. Drejtori i Qendrës Kulturore Mat, Sokol Meta tha se në këtë festival do të përfaqësohet me këngë dhe valle të kënduar.

Në skenën e festivalit Oda Dibrane do të performojnë mbi 25 grupe me më shumë se 600 artistë. Të shtunën do të jetë nata finale ku dhe do të ndahen çmimet fituese.

Exit mobile version