Kerkimet per gjetjen e të zhdukurit Tofik Xhika, nga fshati Fushë Alije i Dibrës, ne lumin Drin i Zi, jane nderprerë pas tri ditë kërkimesh. Sipas banorëve kjo ardhur për shkak se lumi eshte shume i turbullt, dhe ne marrëveshje me familjaret e Xhikës eshte lene qe sapo kushtet për kërkim të bëhen më të favorshme, polumbaret do te kthehen për kërkim.
Kujtomë se 49-vjeçari i zhdukur Tofik Xhika u lajmërua i humbur nga familjarët mbrëmjen e 26 dhjetorit. Ndërkohë para se të shkonte në breg të lumit për peshkim që e kishte pasion, ai ka lënë mjetin pranë lokalit të fshatit dhe në vendin ku dyshohet të ketë rënë, janë gjetur edhe një palë këpucë të 49-vjeçarit.
Kërkimet në lumin Drin i Zi filluan ditët e para në mënyrë amatore vetëm nga banorët e fshatit Fushë Alije dhe të afërmit e Xhikës, dhe vetëm pasi ata bënë mediatike thirrjen e tyre për ndihmë më të specializuar nga trupat polumbare, shteti reagoi duke i çuar një forcë të tyre në terren.
Dhge pas dy ditësh kërkimesh intensive nga këto trupa speciale, procesi është ndërprerë ditën e enjte, për ta vijuar ndoshta pas ditëve të ndërrimit të viteve, me forca edhe më të shtuara.
Nga ana tjetër janë dhjetra banorë e të afërm të Xikës të cilët vijojnë kërkimet përgjatë bregut të lumit Drin i Zi, disa prej të cilëve e kanë hyrë edhe në ujërat e ftohta të lumit për të gjetur të afërmin e tyre.