
Rruga nga lagjja “Dungu” deri në hyrje të qytetit të Burrelit tashmë është e ndriçuar. Bashkia e Matit ka vijuar punën për ndriçimin e rrugëve të qytetit të Burrelit. Pas vendosjes së ndriçimit në rrugën e “Varrezave” puna është zhvendosur në këtë aks.
Ndriçimi në këtë rrugë pritet tju viijë në ndihmë banorëve të kësaj lagjeje, për të cilët lëvizja gjatë natës ishte kthyer në një problem madhor.
Sistemi i ndriçimit në këtë rrugë është tashmë në funksion të banorëve por edhe të gjithë atyre që hyjnë në qytetin e Burrelit nga kjo rrugë.
Bashkia e Matit do të vijojë rritjen e sipërfaqes së ndriçuar në qytetin e Burrelit, ku puna vijon në disa rrugë të tjera të pandriçuara apo ku sistemi i ndriçimit ka qenë pjesërisht funksional.