Organizata terroriste ISIS ka njoftuar zgjedhjen e liderit të ri pas vrasjes së Abu Bakr al-Bagdadit gjatë aksionit të ushtrisë amerikane në Siri.

ISIS ka publikuar një audio ku njofton emërimi e pasuesit të al-Bagdadit, ai është Abu Ibrahim Hashimi al-Quraishi, raporton media amerikane NBC News.

Përmes kësaj deklarate ISIS pranon vdekjen e al-Bagdadit dhe të një zëdhënësi të lartë Ebu Hassan al-Muhajir.

Ndërsa vdekja e al-Bagdadit është një goditje e fortë për grupin militant, ekspertët kanë paralajmëruar se nuk është domosdoshmërisht fundi i kësaj organizate terroriste.