Zgjidhet kryetari i PD Mat, Avni Doçi fiton përballë Julian Klosit
Zgjidhet kryetari i PD Mat, Avni Doçi fiton përballë Julian Klosit Ka përfunduar i gjithë procesi i zgjedhjes së kryetarit të ri të degës së Partisë Demokratike për Bashkinë e Matit. Votimi nisi në orën 8:00 dhe u mbyll në orën 18:00 për shkak të paraqitjes së anëtarëve në minutat e fundit për të votuar. I gjithë procesi ka shkuar normalisht dhe nuk raportohet të ketë patur probleme. Në zgjedhjet për drejtuesin e ri të degës morën pjesë në votime rreth 50% ë natërësisë ose 681 anëtarë nga 1,400 gjithsej. Kandidati Avni Doçi mori 443 vota ose rreth 65% kundrejt 234 votave ose 35% që mori kandidati tjetër Julian Klosi. Avni Doçi pritet të udhëheqë Partinë Demokratike për periudhën në vazhdim teksa kanë nisur përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme locale. Zgjedhjet për kreun e ri të PD në Mat, u zhvilluan pas zgjedhjes si deputete të Denisa Vatës vitin e kaluar, e cila mbante postin e kryetares së Partisë Demokratike për Bashkinë e Matit.