Zgjedhjet në Dibër/ Arben Ristani: Premtim Kryemadhi nuk vjen nga LSI! Ka lidhje të forta në PD, e mbështet koalicioni

Zgjedhjet në Dibër/ Arben Ristani: Premtim Kryemadhi nuk vjen nga LSI! Ka lidhje të forta në PD, e mbështet koalicioni

Arben Ristani, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për primaret e zhvilluara në bazën e PD, ku fituan gjashtë kandidatë, që do të përfaqësojnë koalicionin PD (grupi Berisha) dhe LSI në zgjedhjet e pjesshme lokale. 

Ristani tha se këto primare ishin “demokracia në veprim”. Ai shpjegoi procesin dhe u shpreh se pjesëmarrja ishte e lartë. 

“Procesi i primareve është demokracia në veprim. Kur erdhi Clinton para disa vitesh, tha nëse doni të shihni demokracinë në veprim, ejani në Shqipëri. I njëjti vullnet i PD, bëri që këtë demokraci ta shohim gjatë primareve.

E nisëm në statutin që miratuam në 11 dhjetor. Sollëm risitë e një statuti që nuk e ka asnjë parti në Shqipëri. Rivendosëm referendumin, njohëm fraksionet. Risi që do t’i shohim në veprim. Filluam me primaret, meqenëse u shpall edhe data e zgjedhjeve lokale. Vendosëm që kandidaturat do të tërhiqen nga propozimet e anëtarësisë.

U zhvilluan primaret, një masivitet i anëtarësisë. Ju i patë rradhët. Në Shkodër, në Durrës. Ndoqa në dy nga degët në Vorë dhe Rrogozhinë, zhvillimin e primareve. Mediat kanë qenë prezent gjatë të gjithë kohës. Rezultati, gjashtë të propozuarit, figura shumë të mira”, tha Ristani.