Zgjedhjet lokale në 6 bashki, Rama shmang takimin me Metën, ja kë dërgon në Presidencë…

0
10

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur “ftesës” së presidentit Ilir Meta për tu konsultuar për datën e zgjedhjeve të parakohshme në 6 bashkitë pa kryetar.

Kreu i qeverisë ka “shmangur” takimin me Ilir Metën dhe për këtë arsye ka dërguar drejt presidencës kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Ballën.

Nuk dihet se cili është ftuar nga PD-ja pasi Gazment Bardhit ka konfirmuar se deri tani nuk i ka mbërritur asnjë shkresë nga institucioni i Presidencës.

Në këtë takim konsultiv, palët duhet të vendosin së bashku mbi datën e mbajtjes së këtyre zgjedhjeve. Kujtojmë se presidenti Meta ka deklaruar se pa kryetarë janë 6 bashki, konkretisht Vora, Dibra, Shkodra, Lushnja, Rrogozhina dhe Durrësi. Ndërkohë që KQZ thotë se nuk ka asnjë informacion se Lushnja, Rrogozhina dhe Durrësi janë pa kryetarë.