“Zgjedhjet lokale dhe Media”, Mark Marku dhe perfaqësues të tjerë të medias trajnim gazetarëve në Burrel

0


Në kuadër të projektit “Zgjedhjet lokale dhe media” i zbatuar nga Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit në Universitetin e Tiranës në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer (KAS) dhe Autoritetin e Mediave Audiovizive (AMA), u zhvillua këtë të premte në Peshkopi, një trajnim me gazetarët e Qarkut Dibër në prag të zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit.
Në lidhje me “Specifikat e zgjedhjeve vendore 2019” relatoi Politologu Blerim Ceka, për temën “Mbulimi mediatik i fushatave vendore” referoi Përgjegjës i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Publicisti Mark Marku, Drejtori i programacionit në AMA, Arben Muka sqaroi “Kërkesën ligjore dhe rolin e rregullatorit në mbulimin e procesit zgjedhor nga redaksitë audiovizive” ndërsa anëtari i bordit të AMA-s, publicisti Agron Gjekmarkaj referoi mbi temën “Kultura, politika dhe media vendore”.
Drejtori i programacionit në AMA, Arben Muka tha se Ky aktivitet trajnues ka si qëllim përmirësimin e raportimit gjatë fushatës për zgjedhjet vendore me gazetarë lokalë të qarkut Dibrës. Synimi është rritja e cilësisë së mbulimit të procesit zgjedhor.
Pjesmarrës në këtë trajnim ishin gazetar lokal, drejtues të mediave lokale si dhe korrespondent të mediave kombëtare për Qarkun Dibër.