Zgjedhjet 2021/ Dibra qarku me për qindjen më të lartë të votave të pavlefshme
Ndonëse ishte qarku me pjesëmarrjen më të lartë në zgjedhje, Dibra ka thyer gjithashtu edhe rekordin për për qindjen më të lartë të fletëvotimeve të pavlefshme, në raport me numrin e votave.
Plot 13.9% e votave të këtij qarku kanë rezultuar të pavlefshme, ose e thënë ndryshe, nga 69,133 vota në total, 4686 prej tyre janë skualifikuar.
Pjesëmarrja në votime në këtë qark ishte 52%, më e larta në Shqipëri.
Ndërkohë në të gjithë vendin janë shpallur plot 78,284 vota të pavlefshme.
Lista e votave të pavlefshme për secilin qark:
Tiranë – 14,529 nga 390,656 vota në total.
Elbasan – 9,775 nga 166,048 vota në total.
Durrës – 6,830 nga 144,082 vota në total.
Dibër – 4,686 nga 69,133 vota në total.
Shkodër – 6,107 nga 113,897 vota në total.
Gjirokastër – 2,310 nga 47,888 vota në total.
Kukës – 2,188 nga 40,894 vota në total.
Vlorë – 4,730 nga 106,664 vota në total.
Lezhë – 4,925 nga 76,281 vota në total.
Berat – 5,273 nga 80,580 vota në total.
Korçë – 7,375 nga 131,198 vota në total.
Fier – 9,349 nga 182,376 vota në total.