Partia Socialiste ka mbyllur takimet në Qarkun Dibër për procesin zgjedhor të përzgjedhjes së drejtuesve të rinj vendor të kësaj force politike. Takimet e fundit u zhvilluan me Asambletë e Zgjeruar në Bashkitë Mat e Klos. Në Bashkinë Mat prezantuan platformat e tyre të kandidimit. Komisioni i Posaçëm i Kryesisë së Partisë Socialiste i përbërë nga Sekretari Organizativ, Blendi Klosi, Sekretari për Digjitalizimin, Etjen Xhafaj, Sekretarja për Burimet Njerëzore, Anila Denaj, drejtuesja politike e Qarkut Dibër, Belinda Balluku, deputetë, Drejtues vendor, anëtarësia e partisë patën mundësi të njihen me platformat e kandidatëve dhe të dëgjonin vizionin e tyre dhe planin e tyre konkret për aktivizimin e të rinjve jo vetëm gjatë fushatave elektorale, rritjen e rolit të bashkëkryetareve dhe shmangien e fiktivitetit në bashkëdrejtimin e strukturave, rritjen e numrit të anëtarësisë, etj. Drejtuesja Politike e Qarkut Dibër, Belinda Balluku tha se ky process është shumë i rëndësishëm.
Më pas ishin kandidatët Elisa Gjasta, Hasan Pasha, Lindita Barci dhe Suzana Hoti Pasha që prezantuan platformën e tyre për drejtimin e Partisë Socialiste në Bashkinë Mat.
Edhe në Klos u mbajt asambleja e zgjeruar për përzgjedhjen e drejtuesit të ri të degës. Në këtë bashki garojnë për drejtuesin e ri të Partisë Socialiste, Valbona Kola dhe Armand Gjinaj.