Kryeministri Edi Rama ka njioftuar sot përfundimin e Koncesionit të Kolaudimit të Makinave, shërbim I cili, sipas Ramës do I kaloj shtetit. Me anë të një statusi në Facebook, kryeministri Rama u shpeh se do të ndryshojnë edhe procedurat për koaludim duke I lehtësuar ato, ndërsa tarifat do të mbeten të pandryshueshme. Një tjetër deatj I njoftuar nga kryeministri është edhe zgjatja e afatit të vlefshmërisë së kolaudimit nga një në dy vite.
Me përfundimin në dhjetor të koncesionit absurd të kontrollit teknik të mjeteve rrugore (kolaudimi), ky shërbim, sikundër e kemi premtuar, do t’i kthehet shtetit dhe do të kryhet nga shteti dhe nga janari 2021 do të ketë këto risi që do të lehtësojnë drejtuesit e 630 mijë automjeteve:
• Mjetet e reja (0 km) 3 vitet e para nuk do të kalojnë në kolaudim
• Mjetet e përdorura, nga 1 herë në vit do ta kryejnë kolaudimin 1 herë në 2 vjet
• Mjetet taksi, autoshkolla dhe mjetet e transportit të mallrave dhe udhëtarëve nga çdo 6 muaj do ta kryejnë kolaudimin vetëm 1 herë në vit!
• Tarifat aktuale nuk do të rriten, megjithëse afati i vlefshmërisë zgjatet
Ndërkohë një ditë më parë përfundimi I këtij koncesioni u raportua edhe nga mediat. Që paralajmëruan se liberalizimi i tregut dhe shërbimi shtetëror do të sjellë rritje të kostos për shiptarët, pasi vërtetë shërbimi do të jetë shtetëror në kompaninë aktuale, por do të ngrihet një kompani monituroruese të këtij tregu që pritet ti kushtoj shqiptarëve deri në 200 milionë euro.