
Zerqani, mbushur me histori e legjenda është krahina më piktoreske e Bulqizës. Parku natyror “Zabeli e Vakëfit”, pylli me gështenja, gurrat e livadhet ofrojnë një bukuri të pa matë. Me një sipërfaqe prej 8 mije hektarësh, ky fshat ndodhet 17 kilometra nga qyteti i Bulqizës dhe 7 kilometra nga rruga nacionale Tiranë – Peshkopi
Zerqani, mbushur me histori e legjenda është krahina më piktoreske e Bulqizës. Parku natyror “Zabeli e Vakëfit”, pylli me gështenja, gurrat e livadhet ofrojnë një bukuri të pa matë. Me një sipërfaqe prej 8 mije hektarësh, ky fshat ndodhet 17 kilometra nga qyteti i Bulqizës dhe 7 kilometra nga rruga nacionale Tiranë – Peshkopi.
Sapo kemi lënë rrugën nacionale marrin kthesën për në Zerqan! Të vret syrin kjo tabelë e rrënuar, e pandryshuar prej dekadash, me emërtimin e vjetër të komunave. Ndërsa rruga deri në qendër të fshatit është e asfaltuar dhe e mirëmbajtur.
Banorët na drejtojnë fillimisht tek shtëpia dhe teqeja e Mustafa Shehut, i cili ka qenë fetar dhe atdhetar që luftoi në vitet 1835-1844 kundër turqve. Na mirëpret nipi, Naim Shehu, i cili na rrëfen historinë e familjes.
“Kjo familje ka tradita patriotike, si me marrjen pjesë në luhtë të Sheh Mustafës, i cili organizoi luftën e Drinit”.- rrëfeu ai.
Vendimi për restaurimin e këtij objekti, monument kulture i kategorisë parë është marrë në qershor nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë, por ende s’kanë mbërritur grupet e punës. Ne ndërkohë vizitojmë ambientet e brendshme.
“Kjo është dhoma ku priteshin miqtë, njerëzit e nderuar”, tha ai.
Zerqani njihet dhe për “Zabelin Vakëf”, park natyror me pemë të larta dhe burime ujore, që banorët e kanë ruajtur ndër vite me fanatizëm, duke e konsideruar vend të shenjtë!