Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky, në një deklaratë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, ka falënderuar për bashkëpunimin dhe ndihmën ndaj vendit të tij.

i theksoi se duhet të bëhet gjithçka për vijimin e furnizimit me armatime në Ukrainë, ndërsa shtoi se Kievi mbështet integrimin e vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian.

“Së pari dëshiroj t’ju falënderoj juve Edi, popullin tuaj, të gjithë qytetarët e Shqipërisë për mbështetjen e sinqertë e të plotë që na keni dhënë dhe të gjithë mbështetjen që i jepni drejtësisë në Europë. Ju falënderojmë për të gjitha paketat që keni mbështetur, e kemi parë mbështetjen tuaj. Ju keni kuptuar që çdo komb ka nevojë për sigurinë e vet. Këto janë ato elementë përkufizojnë siç duhet çdo gjë të mirë që mund të ofrojë një komb, rendi botëror dhe ndërkombëtar. Së bashku duhet të bashkohemi që të prodhojmë armë. Duhet të bëjmë gjithçka mundemi mos të kemi vonesa. Ne na duhet më shumë besim të çfarë mund të bëjmë ne. Ju duhet të keni besim tek ne, te stabiliteti që do mund ti ofrojmë Evropës por edhe vlerave të përbashkëta. Integrimin të plotë tonin në be. Ne mbështesim integrimin e vendeve të Ballkanit perëndimor në BE, por edhe ju duhet të na mbështesni ne. Ukraina si edhe i gjithë rajoni i Evropës juglindore, duhet të bashkëpunojmë, të merrni pjesë në samitin global të paqes. Na mbështesni në formulën tonë të paqes, lufta është filluar nga një person i vetëm,por ne duhet të jemi të gjithë së bashku. Duhet të na ndihmoni, faleminderit për mbështetjen tuaj”, u shpreh ai.