
Tabela e vendosur në Skuraj tek rrethrrotullimi tregon datën 11 Shkurt e fillimit të punimeve 5 vite më parë, kur kopmanitë “Geci & Bioliap” fituan të drejtën e mirëmbajtjes së Lotit 2, Kontrata B, Rajoni Qendër / Veri-lindje e Shqëipërisë Tiranë dhe Dibër. Afati i zgjatjes së shërbimit është 60 muaj, pra respektivisht 11 Shkurt 2022. Por kontrata e siguruar nga Mat Televizion, tregon se mbyllja e saj është data 31 Mars 2022. Pas shumë përjekjesh me kërkesa për informacion, Mat Televizion ka arritur të sigurojë kontratën e kësaj rruge si dhe preventivat e punimeve që janë bërë në harkun kohor të 5 viteve.
Në të gjithë aksin rrugor Skuraj – Burrel, firma ka shpenzuar për 60 muaj 787.500 euro për riparimin e defekteve (pusetat, gropat ne rruge etj), mirëmbajtja e bankinës së rrugës, rreshqitjet, pastrimi dhe riparimi i elementeve te drenazhimit, aksidentet ne rrugë, pastrimi i vegjetacionit, mbeturinave/ etj, sinjalistika rrugore, menaxhimi trafikut, mirëmbajtja dimërore, etj, nën mbikqyrjen e vazhdueshme të konsulentit monitorues. Por kjo nuk mbyllet me kaq.
Në ditët në vijim Mat Tv, do të tregojë me figurë çdo punë apo investim të raportuar nga ana e firmave mirëmbajtëse të kësaj rruge tek Autoriteti Rrugor Shqiptar.
Me gjithë shumën e madhe në dispozicion të mirëmbajtjes së kësaj rruge, gjendja aktuale është si mos më keq. Me përfundimin e kontratës në fund të muajit Mars të këtij viti, rruga pritet të jetë në gjendje akoma edhe më të keqe.