“Memorie.al publikon dokumentin arkivor me siglën “Tepër sekret” të ngjarjes së jashtëzakonëshme të 2 gushtit të vitit 1967, kur tre të dënuarit politik që vuanin dënimin në burgun e sigurisë së lartë të Burrelit, Adem Allçi me origjinë nga Tropoja, Theodhor Gërnjoti nga Korça, ish-kampionin i sportit të boksit në Shqipëri, dhe Sazan Hadëri, ish-oficer i Sigurimit të Shtetit e njëkohësisht nipi i Shefqet Peçit, pasi kishin goditur me grushte dhe kishin neutralizuar dy nënoficerat e shërbimit të brendshëm të atij burgu, iu morrën çelsat atyre dhe dolën në korridor e prej aty u ngjitën në taracën e burgut, duke u hedhur andej për të kaluar më pas edhe rrethimin e jashtëm me tela me gjëmba. E gjithë dinamika e ngjarjes së jashtëzakonëshme që alarmoi udhëheqjen e lartë komuniste në Tiranë dhe vetë Enver Hoxhën, duke bërë që të ngrihej në alarm luftarak Korpusi Ushtarak i Burrelit dhe të gjitha çetat vullnetare të Matit dhe rretheve të tjera fqinjë, e skicuar nga zv/prokurori i rrethit, Ymer Beleri, ku duken qartë fotot e ambienteve të burgut nga ku u arratisën tre të dënuarit, si dhe foto e viktimës, Sazan Hadëri, në vëndngjarje..