Zbërthimi i “Matrix”, çfarë do të prodhojë? Softa: Aty mund të kemi komunikime mbi fatin e Ervis Martinajt dhe Talo Çelës

Zbërthimi i “Matrix”, çfarë do të prodhojë? Softa: Aty mund të kemi komunikime mbi fatin e Ervis Martinajt dhe Talo Çelës

Bërthimi i platformës së enkriptuar “Matrix” mund të jetë një minierë e mirëfilltë për organet e drejtësisë në zbulimin e personazheve, të cilët janë në kërkim dhe të përfshirë në ngjarje kriminale.

Kështu beson eksperti i sigurisë, Fatjon Softa. Ai theksoi se në këtë platformë mund të ketë të dhëna për dy prej personazheve të krimit shqiptar si Ervis Martinaj dhe Talo Çela.

Eksperti theksoi se gjithsesi kjo pistë pritet të shihet në vijimësi dhe varet se si do të kryqëzohen të dhënat.

“Platforma ‘Matrix’ nuk ka ende të dhëna. Është zbërthyer kjo platforma dhe me siguri të dhënat do jenë pjesë e një hetimi për të gjitha grupet. Aty mund të kemi komunikime për personazhe të tjerë që janë në kërkim.

Aty mund të kemi komunikime që lidhen me fatin e Ervis Martinaj dhe Talo Çelën. Mund të jenë gjallë dhe mund të ketë rrjedhje informacioni pasi segmente që nuk janë të interesuar për të nxjerrë vendndodhjen e tyre. Ata mund të lëvizin lirshëm, mund të kenë bërë ndryshim të pamjes, jetojnë diku afër apo në largësi”, tha ai.