Ballina Qarku Diber MAT Zbatohen rregullat. Burrel, qyteti bosh pas orës 18:00

Zbatohen rregullat. Burrel, qyteti bosh pas orës 18:00

0

Vendimit për ndalimin e lëvizjes në këmbë pas orës 18:00 çdo ditë për të mos përhapur koronvirusin, është respektuar edhe në qytetin e Burrelit. mbrëmjen e djeshme pas këtij orari të vendosur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale, rrugët e qytetit ishin të boshatisura.

Për shkak të ndalimit të lëvizjes në këmbë edhe të gjitha bizneset ishin të mbylluara. Ndërkohë patrullat e policisë qarkullojnë në të gjitha rrugët për të parë nëse zbatohet urdhëri.

Ndërkohë akti normative i miratuar nga qeveria parashikon gjobë me 10 mijë lekë të rinj për çdo person që konstatohet të lëvizë në këmbë pas orës 18:00, po ashtu atij i bllokohet mjeti nëse e zotëron një të tillë për tre muaj edhe nëse makinën e ka të parkuar në pranë shtëpisë apo diku tjetër.

Organet shëndetësore vijojnë tju bëjnë apel qytetarëve që të zbatojnë aktin normative si dhe këshillat për mbrojtjen ndaj Covid-19.

Exit mobile version