Ballina SOCIALE Zbatimi i protokolleve antiCOVID/ Inspektime në burgun e Burrelit

Zbatimi i protokolleve antiCOVID/ Inspektime në burgun e Burrelit

0

Ministria e Drejtësisë po vijon inspektimet dhe kontrollet e zbatimit të protokolleve të sigurisë dhe ato shëndetësore në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) të vendit.Zv.ministri i Drejtësisë, Klajdi Karameta dhe drejtori i përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili inspektuan IEVP Burrel, për të verifikuar nga afër situatën në terren dhe për të bashkëbiseduar me stafin policor, atë civil dhe me vetë të dënuar për të dëgjuar shqetësimet dhe problematikat e tyre.Strukturat drejtuese të IEVP Burrel informuan mbi situatën e sigurisë në burg, funksionimin e masave antiCOVID për personelin dhe të dënuarit, ndërsa zv.ministri i Drejtësisë Karameta u kërkoi maksimizimin e vëmendjes për të mos lejuar në asnjë rast shkeljen e protokolleve.Zv.ministri Karameta dhe drejtori i DPB-së, Agim Ismaili, më pas inspektuan regjimin e brendshëm të IEVP-së Burrel, ku biseduan edhe me stafin shëndetësor pranë këtij burgu, verifikuan bazën e materialeve mjekësore, infermierinë, kuzhinën dhe mjedisin e komunikimit online me familjarët.

Exit mobile version