Përkeqësimi i situatës në rang vendi nga numri në rritje i të prekurve nga Covid-19, ka bërë që policia e shtetit të dalë në terren për të parë zbatimin e masave në njësitë tregtare apo bizneset që duhet të punojnë brenda. Këtë të premte ishte në Burrel zëvendësministri i Brendshëm Besfort Lamallari i cili inspektoi disa biznese për të parë nga afër zbatimin e masave anticovid.
Lamallari ishte i shoqëruar nga drejtues të Komisariatit të Policisë Mat dhe inspektor të Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor në Qarkun Dibër. Zëvendësministri i Brendshëm Besfort Lamallari tha se në këtë pikë ku ka arritur situata e krijuar nga Covid-19, roli i qytetarëve është shumë i rëndësishëm në parandalimin e agravimit të mëtejshëm të virusit korona.
Ditët e fundit edhe në Qarkun Dibër ka patur rritje të numrit të të infektuarve nga Covid-19.