Rekamë

Me një “vello” të bardhë është zgjuar mëngjesin e sotëm Shqipëria, nga Thethi, Peshkopi, Llogara, Korçë, Dardhë, ndërsa fshati Panarit është bllokuar nga dëbora.  

Gjatë natës dhe orët e para të mëngjesit reshjet e dëborës kanë “pushtuar” qytetin e Peshkopisë, ndërkohë që ato kanë dominuar në të gjithë qarkun e Dibrës, ku trashësia ka arritur deri në 5 cm, por fatmirësisht pa problematika. Edhe Llogaraja dhe Dardha kanë ‘veshur’ mantelin e bardhë, ndërsa akset kryesore janë të lira dhe pa problematika, ku borëpastrueset kanë punuar gjatë gjithë kohës.

Edhe me reshjet e shiut në vend sot kanë një intensitet më të ulët, duke mos shkaktuar probleme të mëdha, ndërsa në disa fshatra në të gjithë vendin ka mungesë të energjisë elektrike. Edhe në Pukë reshjet e dëborës, kanë “veshur” rrugët, por pa u bërë problematike për kalimin e automjeteve dhe qytetarëve.