Zbardhet debati/ Xhelal Mziu i kthehet Çollakut: Në Matin tënd 1300 anëtarë kanë kaluar tek “foltorja”

0

Një debat ka përfshirë. në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike deputetët e qarkut Dibër Xhelal Mziu dhe Kreshnik Çollaku.

Sipas një bisede të zbardhur nga gazetari i Panorama Mariglen Kume, Mziu i ka thënë Çollakut që i kanë ikur 1300 anëtar nga Dega e kësaj partie në Mat.

Më poshtë mund të lexoni edhe diskutimin midis dy deputetëve.

Kreshnik Çollaku: Kryetarët e degëve na kanë mbrojtur me jetë dhe gjak. Ne i kemi të konsoliduara degët në zonën tonë.

Xhelal Mziu: Po çfarë janë këto që thua, mor burrë? Na kanë mbrojtur me gjak e me jetë. Ku ishte nevoja?! Ku pati gjak e rrezik për jetë? Ndërkohë ti thua se i ke degët e konsoliduara, ndërkohë që Mati yt ka 1300 anëtarë më pak. Të kanë ikur të gjithë te foltorja, si i ke në rregull? Prandaj thashë se duhet një analizë qoftë e zgjedhjeve, por qoftë edhe për situatën pas 7 shtatorit.