Këshilli Kombëtar i PD është mbledhur dje për të votuar emrat e rinj të tij dhe ata të Kryesisë së kësaj force politike. Gjithashtu, janë ngritur disa sekretariate të reja dhe janë emëruar drejtuesit e tyre.
Nga emrat, bien në sy se shumë prej tyre janë njerëz të besuar të Lulzim Bashës, në Këshill, Kryesi dhe në Sekretariate.
15 emrat e Kryesisë së re të PD
- Gert Bogdani
- Agron Gjekmarkaj
- Tomorr Alizoti
- Ervin Salianji
- Flamur Noka
- Oert Bylykbashi
- Kreshnik Collaku
- Aldo Bumci
- Fitim Zekthi
- Gent Strazimiri
- Oriola Pampuri
- Dhurata Cupi
- Juela Kamati
- Taulanta Jupi
- Lindita Metaliaj
Ekipi i ri i Lulzim Bashës që do të drejtojë betejën opozitare në 4 vitet në vazhdim, u votua në bllok nga 450 anëtarë të PD. Pas shumë vitesh, aty u shfaq dhe ish-kryeministri Sali Berisha, i shoqëruar nga Dasho Aliko dhe Tritan Shehu.