
I cilesuar si i forti i Vlorës në trazirat e 97, Zani Caushi ka kërkuar lirinë me kusht në gjykatën e Korcës. Myrteza Caushi, I njohur ndryshe si Zani caushi është I dënuar me burgim të përjetshëm dhe ka bërë kërkesë në gjykatën e korcës për të fituar lirimin me kusht.
Kërkesa e Zani Caushit, I cili qendron në burgun e Drenovës (pasi u transferua nga burgu i Burrelit) qëndron në sektorin e sigirsë së lartë është depozituar para disa ditësh dhe deri më tani janë mbajtur dy seanca, ndërkohë që vendimi nuk është marrë ende.
Çaushi pretendon se tashmë që ka viajtur ¾ e denimit është rehabilituar dhe një tjetër argument që ai jep për të fituar lirinë me kusht është se ka dy fëmijë të mitur. Në kërkesën e tij ai shton se nëse fiton lirimin do të punësohet.
Aktualisht Zani Caushi I cili njohet si kreu i bandës që drejtonte vlorën në 1997, rëndojnë akuzat për vrasje, trazirat e 1997 dhe grup i strukturuar kriminal. I forti i Vlorës do të mbahet mend edhe si kreu I bandes kriminale me të cili ish- kreministri Italian Romano Prodi pati një takim për rivendosjen e rregullit në shqipërine e 97- së dhe krijimin e qeverisë së pajtimit.