Rekamë

Një tjetër familje e prekur nga lëkundjet e tërmetit të 15 Janarit është edhe kjo e Nuredin Hoxhës nga fshati Xibër-Murrize i Bashkisë Klos. Siç shihet nga pamjet njëra nga faqet e murit të banesës dy katëshe të tij është shembur duke rrezikuar gjithë ndërtesën. Kryefamiljari Nuredin Hoxha shprehet se ajo natë ka qenë e vështirë për familjen e tij teksa ndodhej pikërisht në dhomën ku gjysma e anës jugore të banesës u shemb. Sipas tij, rreziku vazhdon për shkak edhe të dëborës që ka nisur të bjerë dhe pesha e saj mund ta shembë të gjithën. Hoxha është në pritje të një zgjidhjeje nga ana e Bashkisë së Klosit pasi nuk mund të largohet nga aty sepse ka edhe kafshë shtëpijake.

  Ndërkohë përfaqësues të zyrës së Mbrotjes Civile në Bashkinë Klos thanë se procesi është në realizim e sipër dhe se grupet e punës po bëjnë konstratimet në terren. Sakaq, pritet ardhja e çadrave për të gjitha familjet që do ta kenë të nevojshme.