Rekamë

Infrastruktura rrugore në Njësinë Administrative Xibër në Bashkinë e Klosit është në gjendje të mjerueshme. Të gjitha rrugët e kësaj njësie janë tepër të dëmtuara, përfshirë këtu edhe rrugën kryesore. Për shkak të mungesës së mirëmbajtjes dhe investimeve nga ana e Bashkisë Klos.

Banorët thonë se me gjendjen aktuale të rrugëve në Njësinë Administrative Xibër, e kanë të vështirë të transportojnë të sëmurët drejt Burrelit. Ata kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme sa situata nuk ka agravuar më shumë.

Veç gropave në të gjithë gjatësinë e aksit kryesor të Xobrit, në shumë vende ka prishje të karrexhatës duke e bërë qarkullimin në të, të rrezikshëm.