Xhelal Mziu: Qytetaria Dibrane triumfoi mbi krimin, riktheu dinjitetin e nëpërkëmbur të qytetarisë !

0

Nga Xhelal Mziu

Qytetaria Dibrane triumfoi mbi krimin, riktheu dinjitetin e nëpërkëmbur të qytetarisë !

Nuk gjej fjalë për të falënderuar qytetarët e Peshkopisë, strukturat politike, të rinjët, të rejat dhe intelektualët për rezultatin spektakolar, më 25 prill.

Si asnjë herë intelektualët Dibranë, por edhe të ardhur nga Tirana e Durrësi duke i’u bashkuar trupës së fushatës, dhe bashkë me ne kanë qenë për çdo ditë në terren deri ditën e zgjedhjeve, duke e çuar lart zërin e intelektualëve përballë krimit dhe korrupsionit.

Si asnjëherë tjetër Partisë Demokratike iu bashkuan më fort qytetarët Dibranë, na u bashkuan edhe ato qytetarë që gjithmonë kanë qenë neglizhentë, na u bashkuan socialistë të ndershëm apo të zhgënjyer nga Rilindja, të cilët njësoj si ne e shihnin 25 prillin si dita e ndryshimit, si shpresa e fundit për Shqiptarët

Por farsa elektorale, tjetërsimi i votave është kthyer në profesion për rilindjen…

Beteja jonë e përbashkët do të vazhdoj, do jem përkrahë çdo qytetari deri në triumf.

Ju faleminderit ✌✌🙏