Xhelal Mziu në terren: Banorët e Tërnovës në Bulqizë janë lënë në harresë nga qeveria

0
12

Drejtuesi Politik I Qarkut Dibër në radhët e Partisë Demokratike, Xhelal Mziu ka denoncuar neglizhencën e qeverisë së Edi Ramës për të përballuar situatën pas reshjeve të dëborës gjatë ditëve të fundit.
Me anë të një video, Xhelal Mziu bën me dije se institucionet e drejtuara nga mazhoranca socialiste I kanë lënë në harresë banorët e fshatit Tërnovë, në njësinë administrative Zerqan të Bulqizës.
Sipas Mziut nuk janë vetëm banorët e kësaj njësie administrative të cilët janë të bllokuar prej disa ditësh, por edhe banorë të zonave të tjera të qarkut Dibër.
Kujtojmë se Qarku I Dibrës është një nga më të prekurit nga reshjet e dendura të dëborës, ndërkohë sipas Mziut pas 25 Prillit qytetarët do të kenë një qeveri e cila kujdeset për ta.