Vritet në mënyrë të mistershme kërkuesi që raportohet se kishte gjetur të dhëna kundër koronavirusit

Vritet në mënyrë të mistershme kërkuesi që raportohet se kishte gjetur të dhëna kundër koronavirusit

Një kërkues i njohur i Universitetit të Pittsburgh, i cili ishte pranë zbulimit “të disa të dhënave të rëndësishme” në lidhje me koronavirusin, u gjet i vrarë në banesën e tij.

37-vjeçari Bing Liu, ishte vetëm në banesën e tij në Elm Curt në Ross Township, kur një person i identifikuar si Hao Gu hyri brenda pasi e gjeti derën hapur dhe e qëlloi me armë zjarri.

Doktori Liu mori plumba në kokë, qafë dhe gjoks dhe për shkak të këtyre plagëve ndërroi menjëherë jetë. Gruaja e tij nuk ishte në banesë në momentin e ngjarjes. Policia raporton se 100 metra nga vendngjarja gjeti trupin e pajetë të autorit Gu, i cili dyshohet të jetë vetëvrarë në makinë.

Sipas policisë Liu dhe Gu e njihnin njëri-tjetrin përpara ngjarjes, por nuk bëhet me dije natyra e marrëdhënies së tyre.

Asgjë nuk raportohet e humbur nga banesa e Liu, i cili punonte si asistent profesor në departamentin e Kërkimeve Biologjike në Universistetin e Pittsburgh.