Rekamë


Policia e Lezhës ka vënë në dispozicion 5 milionë lekë për këdo që jep informacion të saktë mbi vendndodhjen e shtetasit Fatmir Koleci, i cili vrau një ditë më parë motër e vëlla në fshatin Kodër Rrëshen. 

Policia fton qytetarë të telefonojnë në numrin  069 41 06 449 dhe në numrin pa pagesë 112 apo në Komisariatin Dixhital nëse kanë informacione të rëndësishme, duke iu siguruar anonimat të plotë dhe të sigurt.

Vladison dhe Esmeralda Filopati u qëlluan me armë zjarri në oborrin e banesës së tyre mbrëmjen e së martës nga 47-vjeçari Fatmir Kolecaj, ish bashkëshorti i 33-vjeçares.

Ngjarja e rëndë dyshohet se ka ardhur për shkak të prishjes së martesës së Esmeralda Filopatit dhe Fatmir Kolecit. Sipas burimeve mendohet se autori kishte vetëm pak ditë që ishte rikthyer në Shqipëri.

Ndërkohë, Forcat RENEA, FNSH dhe strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë kanë vijuar pa ndërprerë kontrollin e territorit dhe të vendeve të dyshuara ku mund të fshihej autori i dyshuar i ngjarjes.