Ngjaret e rënda të ndodhura javët e fundit në vendin tonë siç ishte rasti i aksidentit që shoi një familje në Vlorë apo katër personave që u vranë në Velipojë për ndarjen e plazhit, ka nxitur reagimin qytetarët. Qytetarët e Bulqizës shprehen se duhen ashpërsuar masat e dënimeve e jo vrasësit të lirohen brenda pak ditësh, pasi fenomene të tilla përsëriten. Po ashtu, bulqizakët shkojnë edhe më tej teksa thonë se duhet rikthyer ligji i dënimit me vdekje në vendin tonë. Sipas tyre, kjo do të frenonte ngjarje të rënda si ato që kanë ndodhur.
https://youtu.be/pl-w0xBGF3M