Vrasje në Tiranë, 59-vjeçari ekzekuton me armë bashkëjetuesen dhe motrën e saj

0
6

Mëngjesin e sotëm ka pasur të shtëna me armë zjarri në zonën e Astirit në Tiranë.

Burime bëjnë me dije se Përparim Ademi ka vrarë me kallashnikov në banesë bashkëjetuesen e tij dhe motrën e saj.

Viktimat janë Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani, të cilat janë vrarë në sy të dy fëmijëve të mitur. 

Gazetari Merin Maçi raporton se 59-vjeçari kreu krimin e rëndë, pasi njëra nga gratë kishte refuzuar vazhdimin e lidhjes me të. about:blank

Autori është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia ka nisur hetimet, ndërkohë në vendin e ngjarjes është edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi.