LAÇ– Biznesmeni Bujar Lika, 37 vjeç është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e sotme. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në sheshin para një hoteli në aksin rrugos Laç-Mamurras, pranë një kraburanti. Mësohet se bashkë me Likën, kanë mbetur të plagosur edhe dy persona, të identifikuar si Kreshnik Tusha 21 vjeç dhe personi tjetër, Paulin Gjergji, 53 vjeç.

Paraprakisht raportohet se një person është futur në sheshin e hotelit ku është kryer atentati dhe ka vrarë biznesmenin Lika. 

Të plagosurit, Tusha dhe Gjergji, ndodhen në spital ku po marrin mjekimin e nevojshëm.

Në vendin e krimit, kanë mbërritur forca të shumta policore dhe është ngritur një grup hetimor për t’u marrë me ngjarjen. Gjëja e parë që do të bëhet është vëzhgimi i kamerzve të sigurisë për të identifikuar autorin.

Viktima, Bujar Lika, rezulton të jetë një biznesmen i njohur në fushën e mobilerisë dhe të transporteve.

Burimi: Dosjal.al