Babai i Manjola Cukut që u bë viktimë nga bashkëshorti i sajLulzimi, Kadri Lika thotë se sherri mes vajzës së tij dhe Lulzim Cukut kishte ndodhur prej vëllait të këtij të fundit.
Vëllai i Cukut kërkonte të shpërngulej nga Dibra në Xhafzotaj për shkak të shkollimit të fëmijëve dhe punës së bashkëshortes si rrobaqepëse. Ndërkohë sipas tij Manjola Cuku refuzonte të linte shtëpinë, kurse vëllai nxiste Lulëzim Cukun duke i thënë ta merrte në Greqi si dhe duke shpikur edhe gënjeshtra për të, si ka një të dashur në Xhafzotaj apo është vend i keq.
Fëmijët e Manjola e Lulëzim Cukut aktualisht jetojnë në fshatin Sopot të Bulqizës me gjyshin nga nëna, Kadri Likën. Ky i fundit i bën apel shtetit ta ndihmojë me një banesë në Tiranë afër vajzës tjetër në mënyrë që të ketë mundësinë të shkollojë fëmijët e Manjolës.
Me 1 Shkurt të këtij viti, Lulzim Cuku vrau me thikë bashkëshorten e tij Manjolën pas një sherri të ndodhur në banesë. Autori u dorëzua në Komisariatin e Policisë Mat disa orë pas ngjarjes.