2 ditë pas ngjarjes tragjike, ku 3 persona mbetën të vrarë në mes të Klosit, Prokuroria ka dërguar për ekspertizë celularët e 17-vjeçarëve, vajzës, viktimës Kenado Shira dhe të të plagosurit Renato Hasula.
Mësohet se mesazhet përmes të cilëve vërtetohej shantazhi i bërë ndaj të miturët, janë fshirë nga celularët e Kenado Shirës dhe të Renato Hasulës. Dy 17-vjeçarët, Kenado Shira dhe Renato Hasula, dyshohet se kanë fshirë nga telefonët e tyre mesazhet që provojnë shantazhin ndaj bashkëmoshatares së tyre.
Prokuroria e Burrelit ka kërkuar ekspertimin e telefonëve celularë për të rikuperuar mesazhet e shantazhit ndaj 16 vjeçares,, të cilat dyshohet se janë fshirë.
Telefonat e dy të rinjve tashmë do t’i nënshtrohet ekspertimit në laboratorin e policisë shkencore. Gjithashtu është vendosur që nuk do të kërkohen masa sigurie për personat e përfshirë në ngjarje. Kjo pasi autori është vetvrarë, ndërsa as për vëllezërit Mjeshtri dhe babë e bir Hasula nuk do të ketë masë sigurie.
Ngacmimet dhe shantazhet e vazhdueshme, në Instagram që dy të rinjtë Kenado Shira, 17 vjeç, dhe Renato Hasula, po 17 vjeç, (djem tezesh) kanë bërë kundrejt vajzës së Fiqiri Mjeshtrit, kanë shkaktuar një tragjedi mesditën e 12 tetorit në Klos, me tre viktima dhe dy të plagosur.
39-vjeçari qëlloi disa herë me pistoletë në rrugën kryesore të qytetit, duke lënë të vdekur në vend 17-vjeçarin Kenado Shira, ndërsa babai i tij, Liri Shira ndërroi jetë rrugës për në spital. Autori, Fiqiri Mjeshtri u gjet i vetëvrarë në shtëpinë e tij në fshatin Dars. Në këtë masakër mbetën të plagosur dhe babë e bir, Eglantin dhe Renato Hasula.
Në dëshminë e saj para hetuesve, vajza e autorit është shprehur se ajo shantazhohej nga dy kushërinjtë në Instagram dhe se kishte disa ditë që nuk shkonte në shkollë. Kjo gjendje e së bijës është vënë re nga autori, Fiqiri Mjeshtri, i cili e ka pyetur dhe ajo i ka treguar arsyen. Pas kësaj, 39-vjeçari bashkë me dy vëllezërit e tij, ka kërkuar që të sqarohet me dy të miturit.
Home AKTUALITET Vrasja e trefishtë në Klos, Prokuroria e Burrelit dërgon për ekspertizë celularët:...