Rekamë

Bulqizë / informacion paraprak

Rreth orës 10.00, në qytetin e Vjetër Bulqizë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Flamur Keta, ka plagosur me thikë shtetasin Arlind Pasha, rreth 21 vjeç, i cili gjatë rrugës për spital ka humbur jetën.

Forcat e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit, ku po krihet zona dhe janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore me qëllim kapjen e tij.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje.

Ndërkohë mësohet se autori ka dhunuar mbrëmë edhe nënën e motrën e tij të cilat e kanë denoncuar në polici. Viktima Flamur Keta banonte në të njëjtën lagje me autorin.