Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Benet Beci: Një profesionist i përkushtuar! Ngushëllime të sinqerta familjes dhe kolegëve

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Benet Beci: Një profesionist i përkushtuar! Ngushëllime të sinqerta familjes dhe kolegëve
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka reaguar për vrasjen tragjike të gjyqtarit Astrit Kalaja në Gjykatën e Apelit. Ai ka shprehur ngushëllimet familjes së tij dhe kolegëve, ndërsa e ka cilësuar Kalanë si një profesionist i përkushtuar dhe me një karrierë të gjatë në systemin gjyqësor shqiptar. Sipas tij, Kalaja në çdo detyrë që mbajti, u veçua për integritetin, përkushtimin dhe seriozitetin me të cilin i shërbeu drejtësisë. I tronditur nga lajmi i ndarjes tragjike nga jeta të gjyqtarit Astrit Kalaja, bir i Shkodrës dhe profesionist i përkushtuar, me një karrierë të gjatë në sistemin gjyqësor shqiptar. I diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në vitin 1993, ai e nisi rrugëtimin e tij si gjyqtar në qytetin e lindjes, për të vijuar më pas si anëtar i Gjykatës së Apelit dhe i Kolegjit Zgjedhor. Në çdo detyrë që mbajti, u veçua për integritetin, përkushtimin dhe seriozitetin me të cilin i shërbeu drejtësisë. Ngushëllime të sinqerta familjes, kolegëve dhe miqve të tij.